Dëmtoi fshirëset e xhamave të 30 automjeteve, procedohet 62-vjeçari në Tiranë

Dëmtoi fshirëset e xhamave të 30 automjeteve, procedohet 62-vjeçari në Tiranë

Policia e Tiranës njofton se ka proceduar në gjendje të lirë një 62-vjeçar në Tiranë.

Kjo për faktin se A.Xh ka dëmtuar fshirëset e xhamave të rreth 30 automjeteve në disa zona të kryeqytetit.

 

Drupal Ad

 

 

 

Bëhet me dije se 62-vjeçari vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftimi i Policisë:

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3, pas kallëzimeve të depozituara nga disa shtetas, për një person që iu kishte dëmtuar fshirëset e xhamave të automjeteve, pasi kanë identifikuar autorin e dyshuar, e kanë shoqëruar atë në komisariat për sqarimin e rrethanave dhe kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Në vijim të veprimeve u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, dhe u procedua në gjendje të lirë shtetasi A. Xh., 62 vjeç, banues në Tiranë, i cili dyshohet se vuan nga probleme të shëndetit mendor.

Materialet i kaluan Prokurorisë për veprën penale “Shkatërrimi i pronës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy