Vdes nëna shtatzane dhe foshnja, urgjenca ishte mbyllur

Vdes nëna shtatzane dhe foshnja, urgjenca ishte mbyllur

Policia ka dhënë detajet e para të ngjarjes në maternitetin “Koço Gliozheni”, ku fatkeqësisht humbi jetën një grua 35-vjeçare shtatzënë dhe foshnja e saj. Fillimisht policia është marrë me familjarët duke i shoqëruar në polici, pas ankesës së Maternitetit, se k♪7ta kishin thyer një xham tek urgjenca.

Njoftimi i Policisë së Shtetit 

“Rreth orës 06:00, mjekët e Spitalit "Koço Glozheni", kanë lajmëruar tek numri 112 se kanë një konflikt në pavionin e urgjencës. Në momentin e arritjes së shërbimeve në urgjencën e spitalit kanë konstatuar derën e pavionit të dëmtuar si dhe xhamat.

Gjithashtu mjekët  kanë sqaruar se ka vdekur foshnja e porsalindur, dhe familjarët e irrituar kanë shkaktuar dëmet në pavion. Për të sqaruar rrethanat e ngjarjes shërbimet kanë ftuar shtetasin F. O. (i vëllai) që të kalonte me to në komisariat për një deklarat.

Rreth orës 07:00 kanë njoftuar mjekët e spitalit se ka vdekur shtetasja Aida Koçi, 35 vjeçe, banuese në Tiranë.  Menjëherë është bërë e mundur që shtetasi F. O. të kaloi tek spitali.

Grupi hetimor në vendin e ngjarjes ka tërhequr rregjistrat e spitalit dhe janë shoqëruar për të dhënë deklarata mjekët që kanë qënë në punë. Vazhdojnë hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy