Dhunimi i 3-vjeçarit në Fushë Kosovë/ Masë disiplinore për drejtoreshën, pezullim nga puna të tri punëtoreve

Dhunimi i 3-vjeçarit në Fushë Kosovë/ Masë disiplinore për drejtoreshën, pezullim nga puna të tri punëtoreve

Keqtrajtimi i trevjeçarit në çerdhen “Gëzimi Ynë” në Fushë Kosovë, ka bërë që Prokuroria Themelore e Prishtinës të kërkoj caktimin e paraburgimit ndaj dy edukatoreve dhe kuzhinieres.

Nisur nga kjo, Inspektorati i Arsimit ka nxjerrë vendim për suspendimin e menjëhershëm nga puna të tri punëtorëve të këtij institucioni parashkollor dhe janë marrë edhe ndaj drejtoreshës së çerdhes “Gëzimi Ynë”, ka bërë të ditur këshilltarja për media në MASHTI, Edona Kutleshi-Maliqaj.

Inspektorati i Arsimit ka nxjerrë vendim me të cilin obligon Drejtorinë Komunale të Arsimit në Fushë Kosovë që menjëherë të suspendojë nga marrëdhënia e punës 3 punëtorët e Institucionit parashkollor “Gëzimi Ynë”, N.M, SH.I dhe N.H  derisa të vendosin organet e hetuesisë/drejtësisë.

Po ashtu, përmes këtij vendimi, Inspektorati i Arsimit obligon Drejtorinë Komunale të arsimit në Kosovë që të merr masa disiplinore ndaj drejtoreshës së Institucionit parashkollor “Gëzimi Ynë”, në Fushë Kosovë, e cila nuk ka vepruar me kohë për rastin në fjalë.

Prokuroria ka bërë të ditur se të njëjtat dyshohen për veprat penale “Keqtrajtimi gjatë ushtrimit të detyrës zyrtare ose autorizimeve publike” dhe “Lëndimi i lehtë trupor”.

Ju njoftojmë se pas publikimit të video-incizimit në media dhe portale, mbi dyshimet për keqtrajtim të një fëmijë në njërën nga çerdhet në Fushë Kosovë, Prokurori i Shtetit menjëherë ka autorizuar Policinë në ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, si dhe në koordinim me institucionet e tjera relevante janë angazhuar në trajtimin e këtij rasti, ashtu që pas përfundimit të hetimeve preliminare, Prokurori i Shtetit ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e personave të lartcekur, në kohëzgjatje prej 48 orësh.  

Ditë më parë u publikuan nga ana e familjarëve video ku në një kopsht të fëmijëve në Fushë-Kosovë, shihen punëtorët e këtij kopshti duke e tërhequr zvarrë fëmijën e vogël të moshës 3-vjeçare dhe goditur atë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy