Me 194 km/h, arrestohen 18 shoferë

Me 194 km/h, arrestohen 18 shoferë

Policia e Shtetit vijon kontrollet në akset kryesore të vendit, në mënyrë parandalimin e aksidenteve. Gjatë 48 orëve të fundit, policia njofton se janë arrestuar 18 shoferë të cilët drejtonin makinën pa patent dhe në gjendje të dehur.

Në Bypass-in e Fierit, në aksin Fier-Vlorë, janë konstatuar me radar dy automjete, një “Land Rover” që drejtohej nga shtetasi B. S., nga Tirana, i cili qarkullonte me shpejtësi 194/km/h dhe një “Benz” që drejtohej nga një shtetas kosovar M. I., me banim në Zvicër, i cili qarkullonte me shpejtësi 191 km/h. Të dy drejtuesit e mjeteve nuk i kanë ndaluar patrullës së Policisë Rrugore me radar, por janë kapur nga shërbimet e Policisë Vlorë dhe janë ndëshkuar me gjobë nga 48.000 lekë secili”, njofton policia.

Ndërsa në rrugën interurbane Tiranë-Durrës, policia ka konstatuar me radar, mjetin tip “Benz” që drejtohej nga shtetasi B. K., nga Tirana, i cili qarkullonte me 160 km/h. Drejtuesi është ndëshkuar me 10.000 lekë të rinj gjobë, pezullim të lejes së drejtimit 3 muaj dhe zbritje pikësh nga patenta.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy