
Një 40-vjeçar i ka dhënë fund jetës në kryeqytet.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 16:15 në rrugën “Kareman Ylli”, ku 40-vjeçari me inicialet I.Zh., është vetëhedhur nga kati i pestë i pallatit.
Mësohet se shkak për ngjarjen është bërë gjendja e rënduar psikologjike në të cilën ndoshej 40-vjeçari.
Grupi hetimor po vijon punën për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.



