31-vjeçari në Mat mban në banesë për disa orë të miturën, i zhduket policisë

31-vjeçari në Mat mban në banesë për disa orë të miturën, i zhduket policisë

I hoqi për disa orë, lirinë një 14-vjeçareje, duke e mbajtur në banesën e tij, dhe sapo konstatoi mbërritjen e shërbimeve në fshat u largua, shpallet në kërkim 31-vjeçari në Mat.

Pas informacioneve të marra në rrugë informative, se një shtetas po mbante në banesën e tij, një të mitur pa dëshirën e saj, shërbimet e Komisariatit të Policisë Mat kanë organizuar punën dhe kanë mbërritur menjëherë në zonën e sinjalizuar, për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për arrestimin e autorit.

Shtetasi E. K., 31 vjeç, banues në fshatin Frankth, sapo ka konstatuar mbërritjen e shërbimeve të policisë në fshat, për shkak të ndjekjes intensive dhe kontrolleve që po ushtronte policia, 31-vjeçari, e ka lënë të miturën dhe vetë ka mundur të largohet.

Vijon puna për kapjen e shtetasit E. K.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Dibër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy