
Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në zonën e “Astirit” në Tiranë. Një kamion mësohet se ka përplasur për vdekje një këmbësore.
Në vendngjarje kanë shkuar efektivët e policisë dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 13.09.2022, në Unazë të Re, në rrugën Teodor Keko, mjeti me drejtues shtetasin S. K., ka aksidentuar këmbësoren shtetasen E. N., 35 vjeçe.
Si pasojë e aksidentit shtetasja E. N. ka ndërruar jetë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.



