Gjykata e Tiranës ka lënë në burg këngëtarin Rigels Rajkun, i njohur me emrin artistik “Noizy”. Po ashtu në burg ka mbetur dhe DJ i tij Bahtjar Bajraktari (Dj Crax).
Ata u arrestuan ditën e djeshme në Lezhë me kërkesë të policisë kosovare pasi akuzohet se bashkë me disa persona të tjerë të grupit të tij, kanë dhunuar Muhamet Isenin, një personazh të TikTok-ut, nga Kosova, ngjarje e ndodhur pas përfundimit të një koncerti në Pejë pak ditë më parë.
Dy të arrestuarit u shpallën në kërkim nga Policia e Kosovës nën dyshimin e kryerjes së veprës penale “Lëndim i rëndë trupor”. Ai pritet të ekstradohet në Kosovë për t’u përballur me akuzat.
Pranimin e kërkesave të Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë.
Të vleftesojë si të ligjshëm arrestimin e përkohshëm, të kryer në datë 07.08.2024, ora 07:30, për qillime ekstradimi, të shtetasit R. R..
Të caktojë ndaj shtetasit R. R., masën shtrënguese “Arrest në burg” për qëllime ekstradimi, të parashikuar nga nenet 238 dhe 493 të Kodit të Procedurës Penale.
Të vleftesojë si të ligjshëm arrestimin e përkohshem, të kryer në datë 07.08.2024, ora 08.00, për qillime ekstradimi, tështetasit B. B..5. Të caktojë ndaj shtetasit B. B. masën shtrënguese “Arrest ne burg” për qellime ekstradimi, te parashikuar nga nenet 238 dhe 493 te Kodit te Procedures Penale.



