Arrest me burg për dy të rinjtë që u kapën me kokainë në Tiranë 

Arrest me burg për dy të rinjtë që u kapën me kokainë në Tiranë 

Gjykata e Tiranës caktoi masën “arrest në burg” për dy të rinjtë Klajdi Sejrani dhe Euxhenjo Manushi, të cilët u kapën pak ditë me parë me 1 kilogram kokainë në Tiranë.

Në seancë, të dy ata kanë pretenduar se lëndën narkotike e kishin për përdorim vetjak dhe jo për ta trafikuar. Ndonëse avokatët kërkuan masë të butë sigurie, kërkesa nuk u pranua nga Gjykata, e cila i la të dy në qeli.

Sejrani dhe Manushi u kapën në flagrancë me sasinë e kokainës teksa lëviznin me një mjet luksoz në kryeqytet.

Dyshohet se të dy ata, e shisnin kokainën te grupet e të rinjve, por edhe te personazhe të njohur, por kjo mbetet për t’u verifikuar nga ana e prokurorisë së Tiranës.

Organi i akuzës disponon edhe dy celularët e të rinjve, që do shërbejnë për zbardhjen e plotë te kësaj çështje. 
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy