
Prishtina është ndriçuar nga fishekzjarrë që e kanë shënuar ardhjen e Vitit të Ri 2021.
Pandemia ka bërë që në sheshet e kryeqytetit të mos shihet asnjë qytetarë përveç numrit të madh të pjesëtarëve të Policisë së Kosovës.
Numër i madh i prestarëve të policisë së Kosovës kanë patrulluar shesheve të Prishtinës, për të monitoruar respektimin e masave anti-Covid në prag të vitit të ri
Viti i Ri 2021 është shoqëruar me incidente në Kosovë. Mediat raportojnë se 10 persona janë paraqitur në Urgjencën Kombëtare, pasi janë lënduar nga fishekzjarret, plumbat “qorr” dhe nga mjetet e tjera piroteknike.
Ndërkohë që një qytetar është paraqitur në spital me dorën e dëmtuar për shkak të fishekzjarreve. Drejtori i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi, ka kërkuar nga qytetarët që të festojnë në shtëpitë e tyre dhe të kenë kujdes të shtuar.
“Fatmirësisht mësuam nga ekipet kujdestare që numri i të lënduarve këtë vit është më i vogël krahasuar me vitet e mëhershme. Megjithatë ne do të dëshironim që fare të mos ketë lëndime të tilla. Prandaj edhe njëherë të gjithë qytetarëve të Kosovës urime Viti i Ri, por festoni dhe vazhdoni të qëndroni në familjet tuaja”, tha ai.
Kryeminsitri Avdullah Hoti në momentin e ndërrimit të motmoteve e ka vizituar Stacionin Policor në Rahovec, siç ka thënë, për të treguar respektin ndaj policëve në mbarë Kosovën, që në këto momente nuk ndodhen me familjet e tyre, por në krye të detyrës.
Ndërkohë në Klinikën e Gjinekologjisë në QKUK në Prishtinë ka lindur fëmija i parë për vitin 2021.
Një nënë nga Ferizaj ka sjellë në jetë një vajzë me peshë 3 400 gramë dhe gjatësi 52 centimetra.



