Përplasen dy makina në aksin Elbasan- Cërrik, tre persona të plagosur

Përplasen dy makina në aksin Elbasan- Cërrik, tre persona të plagosur

Aksident me pasojë tre persona të plagosur është regjistruar paraditen e sotme në aksin e rrugës kombëtare Elbasan- Cërrik.

 

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 10:00 të paradites së sotme në vendin e njohur si “Ura e Zezë”.

 

Sipas informacioneve paraprake, në përplasje janë përfshirë dy automjete të cilat kanë pësuar dëmtime të shumta materiale si pasojë e forcës së goditjes.

 

Nga aksidenti kanë mbetur të plagosur të paktën tre persona, të cilët janë transportuar drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

 

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë shërbimet e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy