
Vazhdon të jetë alarmante situata me pandeminë në Maqedoni të Veriut. Sot janë bërë 4.445 testime, ku 1.511 persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit janë regjistruar 32 persona që kanë humbur jetën në përballjen me COVID-19.
Gjithashtu janë regjistruar edhe 587 persona të shëruar plotësisht.



