Një aksident rrugor ka ndodhur pasditen e së mërkurës në aksin Pogradec-Qafë Thanë. Sipas informacioneve paraprake, fatmirësisht nuk ka të plagosur, vetëm dëme materiale.
Uniformat blu kanë bërë të ditur se, shoferi i furgonit ka humbur drejtimin mbi mjetin dhe është përplasur me 2 mjete të tjera.
Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton mbi rrethanat e aksidentit.



