
Ky që shihni në foto, është efektivi i RENEA-s që u arrestua gjatë një operacioni antidrogë nga Policia e Tiranës. Burime nga uniformat blu bënë të ditur se Xhulio Liçi, mbahej në vëzhgim prej kohësh nga agjentët e Antidrogës, pas sigurimit të informacioneve mbi veprimtarinë e të riut.
Ai është kapur në flagrancë nga agjentët seksionit të antidrogës, me 1 kilogramë kokainë. Por cili ishte roli i tij? Burimet thanë se Liçi transportonte lëndën narkotike tek shpërndarësit. Kjo pasi, ai ishte një efektiv policie dhe e kishte mjaft të lehtë t’u shpëtonte postblloqeve të kolegëve.
Por kjo gjë nuk ka zgjatur shumë dhe Liçi kishte krijuar dyshimet e tij tek kolegët, duke bërë që pas një vëzhgimi të gjatë të binte në grackën e tyre. Ai u kap në aksin e vjetër Tiranë-Durrës, në afërsi të Ndroqit, së bashku me dy bashkëpunëtorët, njëri i identifikuar si Ded Nimani dhe tjetri me mbiemrin Gaci.



