
Policia e Shkodrës në raportin e 24 orëve të fundit ka evidentuar një rast të prerjes ilegale të drunjve në pyje.
Gjate shoqërimit te autorit për në Komisariat, Policia ka hasur në kundërshtim të shtetasit GJ.N i cili me makinë e tij u ka ndërprerë rrugën automjetit të Policisë.
Këta specialistë kanë referuar materialet në Prokurori ku vijon procedimi në gjendje të lirë për shtetasin D. L., 27 vjeç, banues në Shkodër, pasi u konstatua duke transportuar dru zjarri të prera në mënyrë të paligjshme. Në lidhje me këtë rast, nisi procedimi në gjendje të lirë edhe për shtetasin Gj. N., 46 vjeç, banues në Shkodër, pasi i ka ka ndërprerë rrugën automjetit të Policisë, me automjetin e tij, dhe ka kundërshtuar punonjësit e Policisë, gjatë shoqërimit të shtetasit D. L., në Komisariat.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër, për veprime të mëtejshme.



