Gjendet një valixhe e braktisur në rrugë, forcat xheniere në vendngjarje

Gjendet një valixhe e braktisur në rrugë, forcat xheniere në vendngjarje

Një valixhe e braktisur në rrugë ka alarmuar mbrëmjen e sotme Policinë e Tiranës dhe forcat speciale. Nën dyshimet se kemi të bëjmë me një alarm për bombë, forcat xheniere kanë shkuar në vendin e ngjarjes dhe kanë rrethuar zonën në rrezik. Gjithashtu është bërë evakuimi i banorëve, ndërsa pritet të bëhet shpërthim i kontrolluar i saj. Valixhja është lënë tek shkallët e një dyqani në afërsi të stadiumit “Dinamo”.

Njoftimi i policisë:

Më datë 26.07.2021, në rrugën “Sulejman Delvina”, sherbimet e Policisë kanë konstatuar në trotuar një valixhe të braktisur.

Menjeherë pas konstatimit është vendosur perimetri i sigurisë dhe është bërë njoftimi i forcas xheniere për veprime të metejshme. Grupi hetimor punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Ndërkohë, pas shpërthimit të kontrolluar forcat xheniere kanë konstatuar se në valixhe kishte rroba dhe jo lëndë eksplozive. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy