Sekuestrohen drogë e municione/ Arrestohen babë e bir në Tiranë, procedohet djali i mitur

Sekuestrohen drogë e municione/ Arrestohen babë e bir në Tiranë, procedohet djali i mitur

Një operacion i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6, në Tiranë ka çuar në arrestimin në flagrancë të babë e bir, 47 dhe 21-vjeç, të cilëve gjatë kontrollit në banesën e tyre iu sekuestrua lëndë narkotike, bimë kanabisi të mbjella në vazo si dhe municion luftarak.

Ndërkohë që është proceduar penalisht nga ana e uniformave blu dhe djali tjetër i mitur i familjes, 16-vjeç.

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi i kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre, e tregtonin në kryeqytet me doza të vogla.

Njoftimi Tiranë

Finalizohet operacioni i koduar "Processing", për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve.

Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Nr. 6.

Sekuestrohen lëndë dhe bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, qese që shërbejnë për ndarjen e lëndës narkotike në doza, krehër dhe municion luftarak.

Vihen në pranga babë e bir, procedohet penalisht në gjendje të lirë djali tjetër.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë, bazuar dhe në informacionet e marra në rrugë operative, organizuan dhe finalizuan me sukses operacionin policor të koduar "Processing".

Si rezultat i këtij operacioni u bë arrestimi në flagrancë i shtetasve:

- Zh. M., 47 vjeç dhe F. M., 21 vjeç (babë e bir), për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve", "Kultivimi i bimëve narkotike" dhe "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit", kryer në bashkëpunim.

Gjithashtu, u procedua penalisht në gjendje të lirë djali tjetër, shtetasi M. M., 16 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtyre shtetasve, në rrugën "Hamdi Cenoimeri", shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan, në cilësinë e provës materiale, lëndë të dyshuar narkotike cannabis sativa, bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa, të mbjella në tokë dhe në vazo, qese që shërbejnë për ndarjen e lëndës narkotike në doza, krehër dhe municion luftarak. 

Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, pasi i kultivonin bimët narkotike në banesën e tyre, e përgatitnin lëndën narkotike në doza, të cilat i shisnin më pas në zona të ndryshme të qytetit të Tiranës. 

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy