Tiranë /Transmetonin ndeshje në mënyrë të paligjshme, arrestohet një person

Tiranë /Transmetonin ndeshje në mënyrë të paligjshme, arrestohet një person

Një operacion i policisë së kryeqytetit i koduar “Pirateria” ka vënë në pranga një person dhe ka shpallur në kërkim dy të tjerë, pasi transmetonin ndeshje sportive në mënyrë të paligjshme.

I arrestuari është Lorenc Teranaj, 48 vjeç, banues në Tiranë, i dënuar më parë për “Trafik narkotikësh”.

Gjithashtu u proceduan penalisht në gjendje të lirë E. Th., 48 vjeç, banues në Tiranë dhe A. C., 40 vjeç, banues në Tiranë.

Nga kontrollet e ushtruara në ambientet e përdorura për lojëra fatesh, nga të dyshuarit janë konstatuar edhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Në ambientet në përdorim të Teranaj, gjatë ditës së djeshme, janë gjetur gjashtë aparatura elektronike lojërash fati, peshë aparate transmetues Dream Box që shërbejnë për transmetimin e ndeshjeve në mënyrë pirate dhe një tavolinë pokeri.

Në ambientet në përdorim të shtetasve E. Th. dhe A. C., janë gjetur dhjetë aparate trasmetues Dream Box që shërbejnë për transmetimin e ndeshjeve në mënyrë pirate.

Ndaj të dyshuarve vijojnë ende hetimet, ndërkohë që materialet i’u referuan Prokurorisë së Tiranës për veprat penale, “Fshehja e të ardhurave”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Vënia në dispozicion e lokaleve për lojëra të palejuara”

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy