Transportonin emigrantë drejt Malit të Zi, “Bashkëpunëtorët” vënë në pranga dy të rinj

Transportonin emigrantë drejt Malit të Zi, “Bashkëpunëtorët” vënë në pranga dy të rinj

“Bashkëpunëtorët” u kodua një operacion i policisë së Shkodrës, gjatë të cilit u vunë në pranga dy persona të cilët transportonin emigrantë.

Strukturat e DVKM Shkodër dhe ato të Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve të DVP Shkodër, të mbështetura nga inteligjenca informative, për një rast të transportimit të shtetasve të huaj, kundrejt pagesës, për kalim të paligjshëm të kufirit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Bashkëpunëtorët”, si rezultat i të cilit u arrestuan shtetasit:

-A. L., 24 vjeç dhe E. M., 23 vjeç, të dy banues në fshatin Vrakë, Malësi e Madhe.

Në fshatin Vukpalaj, Malësi e Madhe, këta dy shtetas u kapën në flagrancë teksa zbritnin nga automjeti me drejtues 24-vjeçarin, 5 emigrantë të cilët po transportoheshin drejt Malit të Zi, me qëllim kalimin e paligjshëm të kufirit, drejt vendeve të BE-së.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy