
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Berat kanë nisur procedimin penal ndaj dy vëllezërve, A. H. dhe B. H., të cilët akuzohen për ushtrim dhune ndaj dy shtetasve të tjerë, O. L. dhe F. L., në fshatin Starovë, Berat.
Nga hetimet e para, rezulton se mbrëmjen e djeshme, vëllezërit A. H. dhe B. H. kanë konfliktuar dhe goditur me sende të forta (dru) vëllezërit O. L. dhe F. L.
Si pasojë, shtetasi F. L. ka pësuar dëmtime në kokë dhe ndodhet në spital, por pa pasoja për jetën.
Po ashtu, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin G. B., 47 vjeç, banues në Berat, pasi ai ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj bashkëshortes së tij.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm në Berat, për veprime të mëtejshme.



