Itali, zbulohet plantacioni me kanabis, kishte gisht një shqiptar (Video)

Itali, zbulohet plantacioni me kanabis, kishte gisht një shqiptar (Video)

Duket se “arti” i të kultivuarit kanabis nga duart e shqiptarëve preferohet edhe në Itali. Pikërisht kanë qenë duart ato që kanë tradhëtuar një shtetas shqiptar në Itali, i cili u identifikua falë shenjave të gishtërinjve si bashkëfajtor në krijimin e një plantacioni kanabis.

 

Karabinierët italianë kanë zbuluar një plantacion me kanabis në zonën e Carpaneto-s dhe kanë arrestuar si kultivues dy persona, njëri prej tyre shtetas shqiptar. Këta të fundit kanë mohuar akuzat por shenjat e gisjtërinjve të gjetura në vend konfirmojnë versionin e forcave të rendit.

 

Në plantacion u gjetën rreth 56 bimë që ishin rritur deri në gjatësinë 2 metra, ndërsa zona e kultivuar ishte i rrethuar me bimë të tjera me qëllim fshehjen e aktivitetit të paligjsëm. Sipas mediave italiane ky plantacion nuk ishte aspak primitive. Bimët ujiteshin me një sistem vaditës, ndërsa energjia elektrike merrej nga një fermë rreth 700 metra larg.

 

Identiteti i shqiptarit të vënë në pranga nuk bëhet i ditur, por deri më tani Karabinierët bëjnë me dije se kemi të bëjmë me një 35-vjeçar, ndërsa “kolegu” i tij italian është i moshës 51-vjeçare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy