
Komisariati i Policisë Tepelenë ka bërë të ditur se ka referuar materialet në Prokurori dhe ka nisur procedimin penal për shtetasit Sh. Zh., 22 vjeç dhe A. D., 20 vjeç, të dy banues në Tepelenë.
Të njëjtët, ditën e djeshme, në afërsi të një gjimnazi në Tepelenë, janë konfliktuar fizikisht me katër nxënës të këtij gjimnazi, për motive të dobëta.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.



