Softa: Gjatë 2025-ës më pak vrasje, por është rritur agresiviteti (VIDEO)

Softa: Gjatë 2025-ës më pak vrasje, por është rritur agresiviteti (VIDEO)

Eksperti i sigurisë Fatjon Softa thotë se eksperienca ka treguar se çdo fillim viti ka qenë periudhë atentatesh dhe krimesh. 

 

Nga studio e “MCN Live”, ai deklaroi se numri i vrasjeve gjatë vitit 2025 ka qenë më i ulët, por shton se është rritur agresiviteti. 

 

Kontrolli i pikave kufitare ndonëse themi se duhet të jetë i shtuar, është e pamundur të kontrollosh me atë fluks që ka në fundvit, dhe për rrjedhojë mund të kalojnë elementë të rrezikshëm apo transportues. 2025 në raport me vitet e tjera ka patur më pak ngjarje, është ulur numri i vrasjeve, por është rritur agresiviteti, duke krijuar një lloj paniku për qytetarët për pasigurinë e tyre. 

 

Që nga vrasja e gjyqtarit në sallën e gjyqit, dhe atentati në aeroportin e Rinasit. Atentati ndodhi aty ku është fluksi më i madh i hyrje-daljeve, aty ku është aeroporti strategjik që Shqipëria ka dhe u godit perimetri i jashtëm i sigurisë. Jo vetëm që nuk u parandalua ngjarja, por nuk pati forcë reaguese. Automjeti ndodhi për mbi 4 minuta dhe nuk pati reagim. Kemi 39 vrasje nga të cilat 8 janë ende të pazbardhura. 

 

Ndërsa sa i takon natës së ndërrimit të viteve, ai kërkoi që të ketë kujdes të shtuar për ngjarjet kriminale, pasi përfitohet nga situata.

 

Sipas tij, kujdes duhet treguar edhe me vjedhjen e banesave, ndaj këshillon që të lihet një dritë ndezur.

 

Në verë dhe fundvit është piku i fluksit të qarkullimit në kufi. Shpesh shfrytëzohen këto momente për të trafikuar lëndë narkotike, apo armë. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy