I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, arrestohet 38-vjeçari në Vlorë

Policia e Vlorës ka arrestuar një 38-vjeçar i cili ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e ka dënuar me 3 vjet e 4 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 2 muaj e 22 ditë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Në 2020, gjatë kontrollit në banesën e 38-vjeçarit, në fshatin Kropisht, Vlorë, policia ka gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të konsiderueshme lënde narkotike cannabis sativa.

Njoftimi i policisë: I shpallur në kërkim për prodhim dhe shitje të narkotikëve, vihet në pranga 38-vjeçari.

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim dhe vënien e tyre përpara përgjegjësisë ligjore, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, bazuar dhe në inteligjencën informative, për vendndodhjen e një shtetasi në kërkim, u bë kapja dhe ndalimi i shtetasit Niko Isaraj, 38 vjeç, banues në fshatin Kropisht, Vlorë.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim pasi Gjykata e Apelit Vlorë, me vendimin e datës 16.11.2022, ka rikthyer në fuqi vendimin e datës 24.02.2022, të Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, e cila e ka dënuar 38-vjeçarin, me 3 vjet e 4 muaj burgim, nga të cilat i kanë mbetur për të vuajtur edhe 1 vit, 2 muaj e 22 ditë, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Shërbimet e Policisë, në vitin 2020, gjatë kontrollit në banesën e këtij shtetasi, në fshatin Kropisht, Vlorë, kanë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale një sasi të konsiderueshme lënde narkotike cannabis sativa.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy