I riu në Tiranë thyen masën e sigurisë “arrest shtëpie”, lëviz i armatosur

I riu në Tiranë thyen masën e sigurisë “arrest shtëpie”, lëviz i armatosur

“Zastava” u kodua një operacion i policisë së Tiranës, gjatë të cilit u vu në pranga një person i cili lëvizte i armatosur dhe kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 3 në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërisë në fushën e armëmbajtjes pa leje, bazuar dhe në inteligjencën informative për një shtetas që qarkullonte i armatosur në rrugën “Egnatia”, menjëherë kanë organizuar punën për kapjen e tij dhe kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Zastava”.

Si rezultat i tij u arrestua në flagrancë shtetasi S. K., 23 vjeç, banues në Tiranë.

Në rrugën “Egnatia”, shërbimet e policisë kanë ndaluar automjetin me drejtues shtetasin S. K., dhe gjatë kontrollit të automjetit, gjetën një armë zjarri pistoletë.

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës u gjet një sasi municioni luftarak (180 fishekë), të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale së bashku me pistoletën.

Pas verifikimeve të kryera ka rezultuar se 23-vjeçari, kishte shkelur masën e sigurisë “Arrest në shtëpi”.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy