Tiranë/ Veshje kontrabandë me vlerë 45 mijë euro, arrestohet 26-vjeçari nga Korça

Tiranë/ Veshje kontrabandë me vlerë 45 mijë euro, arrestohet 26-vjeçari nga Korça

Policia e Tiranës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Wrong way”, duke goditur një rast të kontrabandës së mallrave, ndërsa është arrestuar një 26-vjeçar.

 

Në pranga ka rënë shtetasi R. K., banues në Korçë, i cili u kap në aksin rrugor “Elbasan–Tiranë”, teksa transportonte me një furgon 19 paketime (thasë) me veshje të dyshuara si të kontrabanduara, me një vlerë të përafërt prej 45 000 euro.

 

Gjatë kontrollit, uniformat blu konstatuan se mallrat, të cilat përfshinin imitacione të markave të ndryshme, nuk ishin të pajisura me dokumentacion shoqërues. Si provë materiale u sekuestruan si veshjet, ashtu edhe mjeti me të cilin ato transportoheshin.

 

Operacioni u zhvillua nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Tiranë, në kuadër të punës për parandalimin dhe goditjen e aktivitetit të kundërligjshëm në fushën e kontrabandës, bazuar edhe në informacione të siguruara në rrugë operative.

 

Policia bën me dije se hetimet vijojnë për të dokumentuar plotësisht këtë veprimtari kriminale dhe për të identifikuar persona të tjerë që mund të jenë të përfshirë.

 

Ndërkohë, materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy