
Zyrtarë nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Shqipëri, përkatësisht drejtori i Çështjeve Ndërkombëtare të Drogës dhe Zbatimit të Ligjit, Ben Rockëell, dhe këshilltarja Ligjore Rezidente, Michelle Lakomy kanë zhvilluar sot një takim me Prokurorin e Përgjithshëm, Olsian Çela.
Në takim u diskutua për mbështetjen e SHBA-ve ndaj sistemit të drejtësisë në Shqipëri.
Gjithashtu, Ambasada i ka dhuruar pajisje hetuesve shqiptarë për të mbështetur kapacitetin hetues të Zyrës së Prokurorit të Përgjithshëm.
“Prokurorët e Shqipërisë janë në vijën e frontit në luftën kundër korrupsionit, krimit të organizuar, pastrimit të parave dhe trafikimit të narkotikëve. Ambasada Amerikane mbështet përpjekjet e tyre për të çuar përpara reformën në drejtësi, për të forcuar shtetin e së drejtës dhe për të forcuar më tej institucionet demokratike”.



