Ka ndërruar jetë 64-vjeçarja e plagosur nga shpërthimi i bombolës së gazit në Ishull-Shëngjin.
64-vjeçarja Marie Biba nuk ka mundur t’i mbijetojë plagëve të rënda, e cila u plagos rëndë disa ditë më parë nga një shpërthim bombole gazi në banesën e saj ne Ishull-Shëngjin.
E moshuara kishte pësuar djegie në rreth 80% të trupit dhe ndodhej në gjendje kritike për jetën në spital.
Pavarësisht përkujdesit të stafit mjekësor, ajo ndërroi jetë në orët e vona të mbrëmjes së të dielës.
Ngjarja e rëndë ndodhi në banesën e saj, ku dyshohet se shpërthimi ka ardhur si pasojë e rrjedhjes së gazit.



