Si ndodhi sherri me dy të plagosur në Bilisht, dy të arrestuar (VIDEO)

Si ndodhi sherri me dy të plagosur në Bilisht, dy të arrestuar (VIDEO)

Zbulohen detaje të reja lidhur me sherrin e ndodhur ditën e djeshme në Bilisht, ku mbetën të plagosur dy persona.

Gazetarja Elsa Xhindole raportoi për “MCN Live” se Guri Mazelliu është konfliktuar në rrugë për motive të dobëta me shtetasin Trajan Çeliku dhe më tej konflikti ka degraduar, me përfshirjen e personave të tjerë.

Katër personat e dyshuar të përfshirë në konflikt u shoqëruan në Komisariat dhe në përfundim të veprimeve hetimore, specialistëve për Hetimin e Krimeve arrestuan në flagrancë shtetasit: 

Guri Mazelliu, 39 vjeç, banues në Bilisht, për veprat penale “Plagosja e lehtë me dashje”, “Prodhimi dhe mbajtja pa leje e armëve të ftohta”, “Prishja e rendit dhe qetësisë publike” dhe “Shkatërrimi i pronës” dhe Ylli Xhaçka, 37 vjeç, banues në Bilisht, për veprën penale “Drejtimi i automjetit në mënyrë të parregullt”.

Gjithashtu, referuan materialet në Prokurori ku nisi procedimi në gjendje të lirë për veprat penale “Shkatërrimi i pronës” dhe “Dëmtime të tjera me dashje”, për shtetasit M. B., 37 vjeç, me precdent penal dhe Trajan Çeliku, 38 vjeç, të dy banues në Bilisht.

Nga hetimet dyshohet se dje, rreth orës 11:00, shtetasi Guri Mazelliu është konfliktuar në rrugë, për motive të dobëta, me shtetasit Trajan Çeliku dhe M. B., ka plagosur me thikë, në këmbë, shtetasin Trajan Çeliku, 38 vjeç dhe është larguar me automjet. 

Më pas, shtetasi Ylli Xhaçka, bashkë me shtetasit Trajan Çeliku dhe M. B., ka ndjekur automjetin e 39-vjeçarit dhe në qendër të qytetit, shtetasit Trajan Çeliku dhe M. B. kanë ushtruar dhunë fizike ndaj 39-vjeçarit dhe kanë dëmtuar automjetin e tij, me sende të forta. 

Nga verifikimet rezultoi se shtetasi Ylli Xhaçka e drejtonte automjetin, pa leje drejtimi. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy