Emrat/ Përshtatën magazinën për kultivim kanabisi, arrestohen 2 persona, 2 të tjerë në kërkim

Emrat/ Përshtatën magazinën për kultivim kanabisi, arrestohen 2 persona, 2 të tjerë në kërkim

Finalizohet operacioni policor i koduar “Volloder”, ndërsa është sekuestruar një magazinë, e cila ishte kthyer në një vend kultivimi kanabisi. Burime zyrtare nga policia e Vlorës bënë me dije se pas hekurave përfunduan dy punonjës të OSHEE të Sarandës.

Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve në DVP Vlorë, në bashkëpunim me Komisariatet e Policisë Himarë dhe Sarandë, bazuar në informacionet e marra në rrugë operative se në vendin e quajtur “Volloder” pranë fshatit Nivicë, Sarandë, një shtetas kishte përshtatur në një magazinë, një ambient për kultivimin në kushte laboratorike të bimëve narkotike cannabis sativa, organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Volloder".

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, shtetasit Vasfi Sali, 57 vjeç, me detyrë elektricist pranë OSHEE-së dhe Gazi Hoxhaj, 61 vjeç, banues në Sarandë, me detyrë faturist pranë OSHEE-së, pasi nuk kanë konstatuar lidhjet e paligjshme të energjisë elektrike në ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike me anë të llambave, në zonën që ata kishin në monitorim.

Në vijim të veprimeve u shpallën në kërkim për veprat penale "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim, "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim dhe “Vjedhja e energjisë elektrike", shtetasit: Klodian Omeri pronari i magazinës dhe Klajdi Miziri, i cili kishte marrë më qira ambientet që ishin përshtatur për kultivimin e bimëve narkotike.

Gjatë zhvillimit të operacionit janë sekuestruar një sasi lënde e dyshuar narkotike cannabis sativa, 100 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa të kultivuara në kubikë dhe 50 llamba elektrike.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Sarandë, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" kryer në bashkëpunim, "Kultivimi i bimëve narkotike" kryer në bashkëpunim, “Vjedhja e energjisë elektrike" dhe “Shpërdorimi i detyrës”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy