Gazetari Sokol Bregu, për rrëfimin e të penduarit të drejtësisë Nuredin Dumani thotë se nga ato që ka rrëfyer, janë vërtetuar më shumë se 10 krime dhe tentativa për 20 të tjera.
Nga studio e MCN Live ai tha se në ato që rrëfen, Dumani e fut veten në shumë krime, por se drejtësisë po i shërben për të ngritur shumë akuza.
Ai thotë që edhe në vrasjen e një gruaje unë mora pjesë, por qëlloi Talo Çela.
Mbasi i kishin vrarë të birin e vranë dhe atë se ankohej në prokurori.
Drejtësisë po i shërben në këto momente për të ngritur disa akuza.
Po përballet me dëshmi shumë të ashpra dhe kundërshti shumë të mëdha nga vetë të akuzuarit.
Shifra të tilla i ka përmendur shpesh herë dhe nuk është ndonjë çudi që t’i kenë ofruar 2 milionë euro për të vrarë Erjon Alibeaj.
Sa i takon lidhjes me Suel Çelës dalin dëshmitë e tij ku thotë se Talo donte të rëndonte Suelin.
Është një kakofoni dëshmish që do jetë një punë e vështirë e gjykatës për të vërtetuar se cili është i akuzuari që do të mbajë përgjegjësinë për vrasjet.
Për platformën Matrix nuk bëhet fjalë për periudhën kur vepronte Dumani.
Vërtetë mund të kenë Matrix e personit përballë, por nuk kanë të personit tjetër.
Se Matrix nuk është thyer ende. Këto akuza që ngre për 2022 në Matrix, nuk janë të vërtetuara plotësisht.



