Lajmi i rremë për tërmet, Marku i kërkon Prokurorisë vlerësim ligjor

Lajmi i rremë për tërmet, Marku i kërkon Prokurorisë vlerësim ligjor

Pas panikut që përfshiu mbrëmë qytetarët e Tiranës për shkak të një lajmi që paralajmëronte një tërmet të fortë në orët e vona të natës, Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku, ka kërkuar nga Prokuroria e Tiranës vlerësimin e menjëhershëm ligjor  në lidhje me dyshime për përhapjen në publik të informatave/njoftimeve të rreme që ngjallin panik dhe pasiguri tek qytetarët.

Në një shkresë drejtuar organitë të akuzës së kryeqytetit, Marku ka kërkuar informacion lidhur me mënyrën e trajtimit të rastit.

"Në mbështetje të neneve 38 dhe 50/1 të Ligjit nr.97/2016 ”Për Organizimin dhe Funksionimin  e Prokurorisë  në Republikën e Shqipërisë”, pa cënuar sekretin hetimor Prokurorja e Përgjithshme znj. Arta Marku kërkoi gjithashtu  informacion në lidhje me mënyrën e trajtimit të materialit", thuhet në njoftim.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy