Të shtëna me armë gjaku janë regjistruar mbrëmjen e kësaj të shtune në fshatin Zbarqe, në Ndroq të Tiranës, duke shkaktuar alarm dhe duke vënë në lëvizje forcat e rendit.
Sipas njoftimit të policisë, ka qenë një telefonatë në Sallën Operative të Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë e cila ka alarmuar uniformat blu.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë së bashku me grupin hetimor për të zbardhur rrethanat.
Gjatë këtyre veprimeve të para hetimore dhe kontrollit të imtësishëm të zonës, efektivët kanë arritur të gjejnë dhe të sekuestrojnë në cilësinë e provës materiale një armë gjahu (çifte) si dhe një sasi municioni luftarak.
Për verifikimin dhe sqarimin e rrethanave të rastit, janë shoqëruar 4 shtetas në Komisariat. Vijon puna për dokumentimin e plotë të rastit.



