Breshëria e plumbave ndaj hotelit në Tushemisht, gjykata e Pogradecit shpall moskompetencë për të arrestuarit

Breshëria e plumbave ndaj hotelit në Tushemisht, gjykata e Pogradecit shpall moskompetencë për të arrestuarit

Është mbajtur sot në gjykatën e Pogradecit sanca gjyqsore për të caktuar masën e sigurisë për Meardi Berberin dhe dy personat e tjerë të arrestuar në Tiranë, Ervin Kalanë dhe Anterio Kaloshin, të cilëve iu gjet një arsenal armësh në garazh.

Meardi Berberi është i dyshuar si autori i breshërisë së plumbave ndaj një hoteli turistësh në Tushemisht të quajtur ‘Volvoreka’, por sot prokuroria kërkoi masën e sigurisë “arrest me burg” për armëmbajtje pa leje.

Mbrojtja i kërkoi gjykatës të shpallte moskompetencën, pasi të dyshuarit u arrestuan në Tiranë dhe kompetente për gjykim është gjykata e Tiranës. Gjykata pranoi kërkesen e mbrojtjes, duke shpallur moskopetenecën territoriale dhe duke caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Berberin, Kalanë dhe Kaloshin.

Meradi Berberi dyshohet se organizoi sulmin në hotel së bashku me Anterio Kaloshin, me këtë të fundit që është i akuzuar si i përfshirë në masakrën e Lushnjes së bashku me Laert Haxhiun, (në kërkim) dhe Orges Bilbilin (i arrestuar) ku mbetën të vrarë Zamir Latifi dhe Jurgen Hoxha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy