Policia: Kujdes nga mesazhet në emër të postës

Policia: Kujdes nga mesazhet në emër të postës

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike në Policinë e Shtetit ka paralajmëruar qytetarët në lidhje me disa mesazhe SMS mashtruese, të cilat po qarkullojnë në trajtën e njoftimeve nga shërbimet postare për dorëzimin e paketave.

 

Policia njofton se këto mesazhe përmbajnë lidhje (linke) të dyshimta dhe kërkojnë veprime urgjente nga qytetarët.

 

Sipas policisë, qëllimi i këtyre mesazheve është përvetësimi i të dhënave personale, vjedhja e të dhënave bankare dhe aksesi i paautorizuar në llogaritë financiare.

 

Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike thekson se këto janë tentativa mashtrimi dhe u bën thirrje qytetarëve të tregojnë kujdes maksimal.

 

Kujdes: Mos klikoni në lidhje (linke) të dërguara nga numra të panjohur;

 

* Mos jepni të dhëna personale apo bankare;

 

* Mos ndiqni udhëzime që kërkojnë veprim urgjent pa i verifikuar.

 

Rekomandime nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve Kibernetike: 

 

* Fshini menjëherë mesazhe të tilla;

 

* Mos ndërveproni me përmbajtjen e tyre;

 

* Raportoni çdo rast të dyshimtë në kontaktet zyrtare.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy