
Një 34-vjeçar shqiptar është arrestuar nga autoritetet italiane, nën akuzën se joshte dhe kërcënonte fëmijët, kryesisht djem. I riu shqiptar u thoshte fëmijëve se nëse nuk i jepnin para, do t’u tregonte prindërve të tyre se janë “gay”.
Sipas mediave të huaja, hetimi filloi pas denoncimit të bërë nga një 16-vjeçar i cili, duke iu nënshtruar kërkesave, bëri pagesa të përsëritura përmes teknologjisë dhe totali i shumës që kishte paguar i mituri ishte 2700 euro.
Kur i riu mendoi se e kishte çliruar veten nga “makthi” në të cilin kishte rënë, përmes aplikacionit WhattsApp ai mori sërish kërkesa të tjera për para, po nga i njëjti person.
Në atë moment djali vendosi të shkonte në polici për të bërë denoncim. Hetimet e kryera nga policia konstatuan se shqiptari kishte marrë një shumë të majme parash nga llogari të ndryshme të qarkut elektronik.



