
Një person është vënë në prangat e policisë së Durrësit, i akuzuar për shpërndarje droge në doza në afërsi të shollave.
“Cleaning” u kodua operacioni policor, gjatë të cilit u arrestua në flagrancë Elvis Babaliu, 41 vjeç, banues në Durrës.
Shërbimet e policisë, gjatë kontrollit fizik ndaj 41-vjeçarit, gjetën dhe sekuestruan disa doza të lëndës së dyshuar narkotike kanabis.
Në momentin e kapjes, 41-vjeçari ishte bashkë me 5 nxënës të një shkolle 9-vjeçare, të cilëve dyshohet se do t’iu shiste lëndë narkotike.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.



