Hetimet për tragjedinë në Shkodër/ Druni: Rithirret për një dëshmi të dytë kunata e Alma Arrazit. Po hetohen tabulatet telefonike (VIDEO)

Hetimet për tragjedinë në Shkodër/ Druni: Rithirret për një dëshmi të dytë kunata e Alma Arrazit. Po hetohen tabulatet telefonike (VIDEO)

E gjithë shoqëria shqiptare u trondit javë më parë, pasi Alma Arrazi së bashku me tre fëmijët e saj të mitur u mbytën në lumin Buna.

Për këtë ngjarje është arrestuar bashkëshorti Erdgys Arrazi, i akuzuar se shtyu drejt vetëvrasjes Almën, pasi ai kishte një lidhje jashtëmartesore me një 17-vjeçare.

Korrespondentja e MCN nga Shkodra, Bendis Druni, thotë për ‘MCN live” se ëhstë rithirrur për një dëshmi të dytë në Prokurorinë e Shkodrës, kunata e Alma Arrazit, Valentina, e cila ka qenë personi i fundit që e takoi përpara se 39 vjeçarja t’i jepte fund jetës bashkë me tre fëmijët e mitur mbrëmjen e 2 majit, në ujërat e lumit Buna në Shkodër.

Ajo është thirrur nga Prokuroria e Shkodrës për të dëshmuar edhe njëherë lidhur me bisedën mes tyre gjatë kohës që po pinin kafe dhe momentin kur më pas viktima u largua së bashku me 3 fëmijët e mitur.

Valentina Arrazi ka rrëfyer se së bashku me kunatën e saj dhe fëmijët kanë dalë nga shtëpia për të pirë një kafe, gjë që e praktikonin shpesh mes tyre pasi kishin një marrëdhënie shumë të mirë.

Kunata ka treguar edhe fjalët e fundit të 39-vjeçares, ndërsa ka sqaruar edhe momentin e ndarjes nga Alma Arrazi dhe më pas telefonatën që bëri në mjedisin e jashtëm të lokalit.

Unë e kam dashur shumë Almën thotë ajo e po ashtu edhe fëmijët kanë shkuar shumë mirë ndaj edhe dolëm si zakonisht me njëra-tjetrën. Rrugës përpara se të mbërrinim unë u ndala në një market për të blerë diçka dhe Alma më priti jashtë. Kur dola Alma më tregoi se Erdgysi, kishte kaluar me makinë së bashku me të dashurën e tij dhe se i kishte parë. Unë nuk e kam parë Erdgysin sepse isha në market por Alma më tha se kishte kaluar.

Kemi vijuar rrugën dhe u ulëm në kafe. Fëmijët po luanim dhe me Almën biseduam pak për marrëdhënien e saj me Erdgysin. Më pas vijuam edhe me biseda të tjera dhe rreth orës 20:10 ikëm nga aty. Alma më tha më përpara se do të vinte ta merrte i vëllai me taksi dhe se do shkonte tek familja e saj në Durrës derisa të sqaroheshin me bashkëshortin e saj. Më tregoi se Erdgysi ishte në dijeni se do ikte dhe u ndamë.

Poashtu pritet edhe një dëshmi e dytë e të dashurës së Erdgysit, por për shkak të gjendjes së rënduar psikologjike mësohet se kjo do të ndodh më vonë, ose prokurori do të shkoj te ajo për një dëshmi të dytë.

Poashtu po hetohen dhe kontrollohen tabulatet e telefonave të çiftit Arrazi, nga ku mësohet se bisedat e fundit janë të fshira.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy