28-vjeçari shqiptar në Greqi, rreh gruan dhe e mban të mbyllur pse lindi vajzë/ Ndërhyjnë fqinjët

28-vjeçari shqiptar në Greqi, rreh gruan dhe e mban të mbyllur pse lindi vajzë/ Ndërhyjnë fqinjët

Një ngjarje tronditëse vjen nga Greqia, me protagoniste një 22-vjeçare shqiptare e cila jetonte në Volos bashkë me të shoqin, me të cilin e kishin martuar pa dëshirën e saj në moshën 18-vjeçare.

22-vjeçarja mbërriti në Volos në vitin 2021 pas martesës me bashkatdhetarin e saj 28-vjeçar me inicialet A.K., një i ri i egër i cili nuk e la kurrë të mësonte greqisht, pasi nuk e lejonte që të kishte kontakte me asnjë.

Tregues i egërsisë së 28-vjeçarit është informacioni i raportuar nga mediat greke se ai e kishte rrahur 22-vjeçaren kur kishin mësuar gjininë e fëmijës së tyre, pasi nuk donte vajzë.

Kur lindi fëmija, nëna dhe foshnja jetuan për pesë muaj me grila të mbyllura dhe pa i parë rrezet e diellit. Rrahjet ishin të përditshme dhe 28-vjeçari nuk e lejonte gruan të shkonte te mjeku për vaksinimin e vajzës dhe as të thërriste në shtëpi.

Fillimi i fundit për aventurën e mundimshme të 22-vjeçares erdhi mbrëmjen e së enjtes kur lagja u vu në lëvizje pas britmave të së resë, e cila po përballej me një rrahje tjetër.

Fqinjët njoftuan policinë si dhe i ranë derës, por 28-vjeçari duke kuptuar se nuk kishte shpëtim, hapi derën e pasme për t’u larguar, mirëpo aty e kapën fqinjët deri sa mbërriti policia.

Kur policia hyri në banesë e gjeti 22-vjeçaren me fëmijën në krahë, të mbuluar nga njolla gjaku dhe me shenja mbytjeje në qafë.

Menjëherë u lajmërua ambulanca duke bërë që gruaja dhe foshnja të dërgohen në spital. 22-vjeçarja nuk dinte greqisht dhe me ndihmën e një shqiptari tjetër u shpjegoi mjekëve çfarë kishte pësuar.

“Kam ngrënë dru edhe më të fortë, i jam afruar shumë herë vdekjes. Ai më kërcënonte se nëse ikja në Shqipëri do të vinte dhe do të vriste prindërit e mi”, tha ajo në dëshminë e saj, duke e cilësuar të shoqin si një njeri që ndiqte rregullat e mafies.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy