Kruja nën monitorimin e policisë, zbulohen dhe asgjësohen parcela me kanabis

Kruja nën monitorimin e policisë, zbulohen dhe asgjësohen parcela me kanabis

Policia ka zhvilluar që në orët e para të mëngjesit një operacion të gjerë në zonën e Krujës për të parandaluar dhe goditur rastet e kultivimit të kanabisit.

 

Në aksion janë angazhuar qindra efektivë të Policisë së Tiranës, Komisariatit të Krujës dhe Forcës Kombëtare të Sigurisë. 

 

Kontrollet po zhvillohen në fshatrat e njësisë administrative Cudhi, ndërsa operacioni do të shtrihet edhe në zona të tjera të rrethit në ditët në vijim.

 

Gjatë kontrolleve, me ndihmën e dronëve, policia ka zbuluar dhe asgjësuar me djegie një numër të konsiderueshëm fidanësh dhe bimësh kanabisi.

 

Po ashtu, janë kontrolluar edhe ambiente të mbyllura ku dyshohet se mund të kultivohet kanabis me anë të llambave. 

 

Në bashkëpunim me OSHEE-në, policia po verifikon zona dhe objekte që konsiderohen me risk për këtë aktivitet të paligjshëm.

 

Ndërkohë, grupet hetimore po punojnë për identifikimin dhe kapjen e personave të përfshirë në kultivimin e lëndëve narkotike.

 

Policia u ka bërë thirrje banorëve të zonës të mos përfshihen në kultivimin e kanabisit, duke paralajmëruar se çdo rast do të goditet dhe autorët do të përballen me drejtësinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy