Zarfe me para në makinë, Gjykata e Posaçme jep masën e sigurisë për dy komisionerët

Zarfe me para në makinë, Gjykata e Posaçme jep masën e sigurisë për dy komisionerët

Gjykata e Posaçme e ka konsideruar si të ligjshme arrestimin e dy komisionerëve, Narti Maru dhe Xhuliano Tota, pjesë e një subjekti politik në qytetin e Durrësit.

Në vijim të punës për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë për krimet zgjedhore, specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomik dhe Financiar në Drejtorinë Vendore të Policisë Durrës, arrestuan në flagrancë për veprën penale “Korrupsioni aktiv në zgjedhje”, Narti Marku, 37 vjeç, dhe Xhuljano Tota, 23 vjeç, banues në Qerret, Durrës, përfaqësues të një subjekti politik.

Shërbimet e Policisë nga informacionet e marra në rrugë operative se në një mjet tip “Passat” po kryheshin veprime të kundraligjshme kundrejt shit-blerjes së votës, në vendin e quajtur Bishti Kamëz, kanë ndaluar dhe kanë kapur në flagrancë dy shtetasit.

Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 27 zarfë me nga 5 dhe 10 mijë lekë secili, që dyshohen se do të përdoreshin për blerjen e votës.

Gjithashtu gjatë kontrollit në mjet u gjendën fletë votimi të cikluara për një subjekt politik.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, për veprime të mëtejshme.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy