Përplasen dy makina në Peshkopi-Maqellarë, 4 të plagosur

Përplasen dy makina në Peshkopi-Maqellarë, 4 të plagosur

Katër persona kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti të ndodhur pasditen e sotme në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë

 

Aksidenti u shënua rreth orës 15:40, pranë fshatit Dovalan, ku janë përplasur dy automjete, me drejtues shtetasit K.L., 68 vjeç, dhe N.J., 57 vjeç.

 

Si pasojë e përplasjes, kanë mbetur të lënduar dy drejtuesit dhe dy bashkëshortet e tyre shtetaset H.J., 55 vjeçe, dhe V.L., 66 vjeçe.

 

Shtetasi K.L., dhe bashkëshortja e tij shtetasja V.L., u transportuan me helikopter drejt Tiranës, për ndihmë më të specializuar mjekësore.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet e nevojshme për sqarimin e plotë të rrethanave të aksidentit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy