Policia kap mat "tregtarin" e tritolit në Shkodër

Policia kap mat "tregtarin" e tritolit në Shkodër

Policia e Shkodrës ka bërë të mundur këtë të enjte kapjen në flagrancë të një 36 vjeçari, pasi në banesë iu gjet një sasi e madhe tritoli.

Sipas bluve të qytetit verior arrestimi i tij, u bë pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambjentet përreth banesës, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 15 copë kallëp të dyshuar tritol, si dhe 15 metra fitil zjarrpërcjellës për të kryer lidhjet e tyre. Personi i arrestuar është shtetasi Niko K, banues në fshatin Gajtan i Sipërm.

"Më datë 25.01.2018, nga ana e Sektorit të Krimeve të Rënda, në D.V.P Shkodër, në bazë të informacioneve të marra në rrugë operative u arrestua në flagrancë shtetasi: Niko K, 36 vjeç, banues në fshatin Gajtan i Sipërm, Shkodër", bën me dije policia.

Materialet proceduriale i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Shkodër për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, parashikuar nga neni 278, i Kodit Penal."njofton policia.


 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy