
Një person i dyshuar për vjedhje me dhunë të varëses së një vajze në Fier, është vënë në prangat e policisë.
Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas marrjes së njoftimit se në lagjen “8 Shkurti”, Fier, shtetases E. I., 25 vjeçe, i kishin vjedhur me dhunë varësen e floririt që mbante në qafë, kanë shkuar menjëherë në vendngjarje.
Falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, shërbimet e policisë kanë bërë të mundur identifikimin dhe kapjen e autorit të dyshuar të ngjarjes.
Në vijim të veprimeve procedurale, specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier arrestuan shtetasin E. K., 40 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhja me dhunë”.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestrua varësja që i dyshuari i vodhi me dhunë 25-vjeçares.



