Merr flakë në ecje makina në qendër të qytetit, shpëton pa lëndime shoferi

Merr flakë në ecje makina në qendër të qytetit, shpëton pa lëndime shoferi

Një automjet ka marrë flakë mbrëmjen e djeshme në qendër të qytetit të Beratit. Automjeti, tip Mercedes Benz Class, me targa AB 161,ishte duke qarkulluar nga qendra e qytetit në drejtim të Urës së Varur, kur ka marrë flakë në pjesën e përparme të tij.

Flakët janë shfaqur fillimisht në kofano dhe më pas i gjithë mjeti është përfshirë nga flakët. Drejtuesi i mjetit, një 24-vjeçar nga fshati Tapi në Kuçovë, ka dalë menjëherë nga mjeti, sapo ka parë flakët e para.

Në vendngjarje kanë shkuar menjëherë forcat e policisë dhe forcat zjarrëfikëse, që kanë neutralizuar flakët dhe kanë fikur zjarrin që ishte përhapur në të gjithë automjetin.

Mendohet se zjarri është shkaktuar nga një defekt në motor, ndërkohë që dëmet e shkaktuara janë të mëdha.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy