Tregtonin ilegalisht mallra luksoze e pajisje elektronike, procedohen 9 administratorë biznesesh në Tiranë

Tregtonin ilegalisht mallra luksoze e pajisje elektronike, procedohen 9 administratorë biznesesh në Tiranë

Policia e Tiranës, në bashkëpunim me Prokurorinë, ka finalizuar operacionin e koduar "Illegal Trade", në kuadër të të cilit janë kontrolluar tetë subjekte tregtare që ushtronin aktivitet në fushën e shitjes së produkteve të markave luksoze.

 

Gjatë kontrolleve u konstatua se në këto subjekte tregtoheshin pajisje elektronike, veshje dhe aksesorë të markave të njohura, të dyshuara si mallra të kontrabanduara, pa dokumentacion që provonte origjinën dhe zhdoganimin e tyre.

 

Si rezultat i operacionit u sekuestruan 16 telefona celularë, 10 njësi kompjuterike, një laptop, si dhe 11 çanta dhe veshje të markave luksoze.

 

Verifikimet zbuluan gjithashtu se administratorët e subjekteve nuk deklaronin të ardhurat nga shitjet pranë organeve tatimore. Në një prej bizneseve u konstatua edhe tregtim i produkteve pa lëshimin e kuponit tatimor, çka solli pezullimin e aktivitetit të këtij subjekti.

 

Në përfundim të veprimeve procedurale nisi procedimi penal ndaj nëntë administratorëve ose përfaqësuesve të subjekteve: Gj. H., N. R., S. S., A. D., B. D., A. L., A. L., K. Gj. dhe J. B.

 

Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme, ndërsa hetimet vijojnë për dokumentimin e plotë të shkeljeve të konstatuara.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy