Kryetari i bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, thotë se pas zjarreve në fushën e mbetjeve është dora e njeriut. Zjarri vijon aty prej të enjtes paradite, ndërsa sipas Dredhës të gjitha mjetet dhe forcat njerëzore janë në terren. Zjarri është fuqizuar për shkak të erës së fortë, e cila ka shkaktuar një re tymi në qytet.

Zjarri është vendosur nga dorë njeriu, e qëllimshme apo jo nuk mund ta themi. Por është dorë njeriu pas zjarrit. Pasi më parë kemi patur temperatura edhe më të larta dhe nuk kemi pasur situatë të tillë.

Në fjalën e tij, Dredha kërkoi edhe ndihmën e organeve ligjzbatuese për të vënë para përgjegjësisë personat që shkaktojnë situata zjarresh.

Sipas kreut të Bashkisë së Vlorës, me VKM landfilli i Serishës i ka kaluar institucionit që ai drejton.

Është firmosur një vendim që i kalon Ministrisë së Mjedisit dhe Agjencisë përkatëse (AKEM) dhe për rrjedhojë lidhet një kontrate me Bashkinë e Vlorës mbi përfundimin e punimeve dhe i jep Bashkisë së Vlorës nën administrim këtë landfild.