Zbardhet vendimi i SPAK, vepra penale që rëndon ndaj prokurorit të Kukësit Edmond Karriqi

Zbardhet vendimi i SPAK, vepra penale që rëndon ndaj prokurorit të Kukësit Edmond Karriqi

Është zbardhur vendimi i SPAK për arrestimin e prokurorit të Kukësit Edmond Karriqi.

Sipas vendimit të SPAK ndaj prokurorit Edmond Karriqi rëndon vepra penale “ Korrupsion pasiv i gjyqtarëve, prokurorëve dhe funksionarëve të tjerë të drejtësisë” pasi për të janë mbledhur prova konkrete nga të cilat janë ngritur dyshimet.

Karriqi akuzohet se ka kërkuar dhe ka marrë përfitime monetare të parregullta me qëllim për të favorizuar disa persona nën hetim, të cilët kanë qënë duke u hetuar në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së parë Kukës.

Ndaj Karriqit është lëshuar masa e sigurisë “arrest me burg”, ndërkohë kujtojmë se ai u arrestua këtë të mërkurë në Kavajë.

Së bashku me prokurorin u arrestua gjithashtu dhe shoferi i tij, si dhe u ushtrua kontroll në banesën e Karriqit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy