OKB reagon mbi rastin e gazetarit Qyno, kërkohet pezullimi i veprimeve të SPAK

OKB reagon mbi rastin e gazetarit Qyno, kërkohet pezullimi i veprimeve të SPAK

Mbrëmjen e djeshme, Komiteti i të Drejtave të Njeriut në OKB ka kërkuar nga Shqipëria pezullimin e menjëhershëm të veprimeve të aksesit dhe përpunimit të materialeve të sekuestruara nga SPAK prej gazetarit Elton Qyno. 

Avokatët e qendrës “Res Publica” bëjnë me dije se: “OKB reagoi shpejt dhe pozitivisht duke bërë të mundur që tashmë SPAK të mos nxjerrë e të përpunojë materialet e sekuestruara derisa çështja të shqyrtohet nga vetë OKB. Një kopje e këtij vendimi tashmë i është komunikuar shtetit shqiptar dhe avokatët e z. Qyno do t‘ia vënë në dispozicion edhe Gjykatës së Lartë, e cila ka në shqyrtim rastin e gazetarit. Ky është një reagim i paprecedent i OKB-së në nivel ndërkombëtar, gjë që tregon nivelin e alarmit të ngritur për këtë shkelje kaq flagrante të të drejtave të gazetarit Qyno por edhe të gazetarisë në përgjithësi”.

Avokatët e qendrës “Res Publica” paralajmërojnë një sërë masash që do të merren gjatë ditëve në vijim ndaj gjyqtareve që legjitimuan veprimet e SPAK në shkelje të konventave ndërkombëtare, Kushtetutës dhe ligjeve të Shqipërisë.
 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy