Kreu i SHISH në SPAK për masën e sigurisë/ Rusta: Hyseni dhe Agasi kanë pretenduar se komunikimet ishin private

Kreu i SHISH në SPAK për masën e sigurisë/ Rusta: Hyseni dhe Agasi kanë pretenduar se komunikimet ishin private

Vlora Hyseni ka mbërritur me makinë policie në GJKKO, ku del para gjykatës për vlerësimin e masës së sigurisë. Ish-kreu i SHISH akuzohet për nxjerrje të sekretit shtetëror dhe përkrahje të autorit të krimit, ndërsa më herët GJKKO la në burg Fatjon Kalluçin dhe Embro Sulejmanin

 

Gazetari Arsen Rusta thotë për edicionin e lajmeve në MCN TV se janë në pritje të masës së sigurisë.

 

Asnjëra prej të dyve nuk i ka mohuar mbi 508 komunikime, por pretendojnë se janë komunikime private, por nga ana tjetër znj. Hyseni ka pretenduar se janë komunikime të një drejtuese institucioni me një informator, bashkëpunëtor të Shërbimit, për të cilën SPAK thotë se është vetëm një alibi, pasi znj. Hyseni nuk ka ndjekur procedurat për të informuar institucionet për rekrutimin e z. Agasit si anëtar i SHISH.

 

Nga ana tjetër në mbërritjen e saj s'ka bërë replika me mediat.

Ne po presim nëse do të ndryshohet masa e sigurisë duke pranuar kërkesën e Vlora Hysenit, apo jo.

 

Ndërkohë, më herët GJKKO la në burg Fatjon Kalluçin, shef në Laboratorin Shkencor të Policisë, dhe Embro Sulejmanin, kryekamerier në lokalin e vilave qeveritare në Durrës, të cilët akuzohen nga SPAK se ndihmuan Ergys Agasin gjatë arratisë. Ndaj Kalluçit rëndon vepra penale e zbulimit të të dhënave sekrete te grupet kriminale.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy